Poezi nga Charles Bukowski
pothuajse ç’prej se merrem me shkrime
me dekada të tëra
nuk m’u kanë nda
thashethemexhinjtë dhe përgojuesit
të cilët deklaronin
përditë
përjavë
përvit
se
më nuk mund të shkruaj
se tash kam rrëshqitur
dhe kam
rënë.
që në fillim kur zura të shkruaj
kishte shumë ankesa mbi
përmbajtjen e
poezive dhe tregimeve të mia.
“kujt ia ndien mbi jetën e përvuajtur e një
kloshari pijanec?
a është kjo e tëra mbi të cilën ai mund të shkruajë,
mbi kurvat dhe vjelljen?”
ndërsa tash
pakënaqësia e tyre është:
“kujt ia ndien mbi jetën e një
kloshari të
pasur?
pse nuk shkruan më mbi
kurvat dhe
vjelljen?”
Akademikët më konsiderojnë
të pagdhendur
ndërsa unë nuk jam shoqëruar me shumicën e
tyre.
ata pak njerëz që i njoh mirë nuk kanë lidhje
me poezi.
po ashtu ka pasur zili-urrejtje
te një pjesë e
bashkëshkrimtarëve
ama këtë e konsideroj si
një nga arritjet e mia më të
shkëlqyera.
kur së pari ia nisa kësaj loje të
rrezikshme
parashikoja se bash këto gjëra
do të
ndodhin.
le të shajnë ore:
po mos të isha unë,
do të ishte dikush
tjetër.
këta
përgojues dhe ankues,
në fund të fundit çka kanë
arritur?
kurrë s’janë ngritur
ata
as mund të
rrëshqasin as të
bien.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:
AZEM SHKRELI, SHKREPËTIMA E VARGËZIMIT TË GULÇEVE TË SHPIRTIT
Kush ishte ai që i ka shkrepëtirë në ëndjen për të gjetur shtegun e për të hyrë në botën magjiplotë të poezisë, që si njeh këto vargje, këtë regëtimë të hovshme shpirti, që ka udhëtuar nëpër vite për të patur gjithnjë diçka për të thënë, “për të mos mësuar se si hesht e pathëna”…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult