Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Lynne Marta

Lynne Marta,aktorja e filmit dhe televizionit e cila u shfaq në muzikën klasike Footloose, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.

Vdekjen e aktores e konfirmoi miku i Martës, Chris Saint-Hillaire. Ajo ka vuajtur nga sëmundja e kancerit derisa ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Për vdekjen e aktores, kanë shkruar mesazhe ngushëllimi edhe miq të tjerë të saj.

“Kemi humbur një dritë të bukur sot. Shoqja ime, Lynne Marta humbi luftën. Një aktore jashtëzakonisht e talentuar dhe një këngëtare e bukur, zëri i së cilës ishte i engjëjve. Një zemër e dashur që i adhuronte shoqet e saj. Do të më mungojë tmerrësisht”, ka shkruar Joan Sobel.

Marta ka lindur në Nju Xhersi më 30 tetor 1945 ndërsa fillimisht ajo performoi si kërcimtare në shfaqjen “The Lloyd Thaxton Sow”.

Ndërkohë, u bë e njohur në ekran në episodet e “Gidget dhe The Monkees” në moshën 19-vjeçare në vitin 1966, duke nisur një karrierë aktrimi që zgjati më shumë se tre dekada.

Ajo mori disa role në shfaqje televizive si : “Then Came Bronson”, “The Man and the City” dhe “The F.B.I” në të ’60-tat si dhe në vitet e hershme të ’70-ta në krye të paraqitjeve në filma si “Red Sky at Morning (1971) dhe Joe Kidd (1972).

Tendenca e saj për t’u shfaqur në televizion për periudha të shkurtra kohore vazhdoi gjatë gjithë karrierës së saj, duke përfshirë qëndrimet në Starsky dhe Hutch dhe Charlie’s Angels në fund të viteve ’70.

Aktorja e ndjerë asnjëherë nuk ishte martuar, por ajo kishte pasur një lidhje të hapur me yllin e “Starsky and Hutch”, David Soul gjatë shfaqjes në vitet ’70-ta.

Ndërkohë, David Soul, ka ndërruar jetë me 4 janar të këtij viti në moshën 80 vjeçare. /People

ObserverKult


arben prendi

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA ARBEN PRENDI: MES SHIUT TË NATËS TOKËSORE

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga shkrimtari, studiuesi dhe profesori universitar Arben Prendi.

ANIJE E ANKORUEME NË PORT

Lindës

Dashunia âsht,
si trandafili erëmirë,
si vêna e mirë.
Koha kohon: ajo vjetërohet, ne pimë,
dehemi nga pak sistematikisht,
rrugën si dikur nuk e humbim…
ndër erëmime petalesh…

Andrrojmë, shikojmë dhe njohim botën,
dhe veten
përmes saj.

Dashunia, e jona
âsht e qetë, e ambël,
e plotë, e sigurtë,
sa ç’mund të jetë një anije e ankorueme në port,
e valëvisin dallgët fort,
po nuk e përmbysin.

Âsht si lumi pranveror,
kur i del para ndoj pengesë:
cung, gur thepokë, urë
e kapërcen me vrull
e mandej rrjedh e qetë në
shtratin e saj…

Si bima,
nuk ka nevojë për vazo,
tokën e vet – shpirtnat tonë,
ushqim ka.

Një gjethe e saj ndërrohet,
me një tjetër,
dhe me një tjetër gjethe.
Stinë mbas stine,
na erdhën lulet – vajza dhe djemtë tonë.

Kjo dashuni âsht e lidhun me pejzat e sprovave të jetës,
si dora e lidhun përmes gishtave natyrshëm,
që të pushton,
pa vrazhdësi,
me butësinë e dorës që nuk dridhet ma,
si herën e parë,
e sigurtë na mban,
mos me ra në ndonjë gropë
ku i gaprron sytë mëkati…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult