Poezi nga Aleksandër Pushkin
O vasha ime, kur jam me ty
s’ka më për ty, as lot as vaj
E unë me mend në Gjeorgji
Atje ku lashë, brigjet e saj!
Një këngë shpirti, s’është e thënë
Se s’më lënë kujtimet varg
Stepat, natën, e atë Hënë
E miken time, atje larg!
Të kam ty, por s’mund të harroj
Hijen e saj, plot dashuri
Kur ti këndon, unë pikturoj
Atë portret, ndër sytë e mi!
O vasha ime, kur jam me ty
S’ka më për ty, as lot as vaj
Më sjellin pas në Gjeorgji
Një tjetër jetë, ndër brigje të saj!
Pektheu: Servet Bytyçi
ObserverKult
Lexo edhe:
PUSHKINI: SYTË E TU…
Dy syt’e tu të fundmen herë
Guxoj me mend t’i ledhatoj.
Guxoj të zgjoj në zemr’ e çjerrë
Me drojtie ëndrrat që m’u shterrë
Dhe dashurinë të kujtoj.
Vrapojnë vitet pa pushuar,
Ndryshojmë ne, ndryshon çdo gjë.
Ti për poetin tënd je shuar,
Me terr’e varrit je mbuluar
Dhe shoku yt për ty s’rron më.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ALEKSANDËR PUSHKIN: AI ÇAST KUR TË PASHË TY…
Poezi nga Aleksandër Pushkin
I paharruar gjithmonë do të jetë,
Ai çast kur të pashë ty,
Siç e shpon zemrën një shigjetë,
ma dogje shpirtin, bukuri.
Mes vuajtjesh të mia pambarim,
Një nga një ditët më kalojnë kot,
zëri yt më shfaqet plot dëshpërim,
Të ëndërroj, por s’të shoh dot.
Vitet kalojnë si një furtunë
Ëndrrat me vriten, nuk kam më gjumë
Të harrova zërin si zog i malit
Fytyrën e bukur, dy sytë e ballit
Koha ka ngecur, ç’monotoni,
Dielli s’më ngroh, qielli është gri,
S’kam inspirim, as perëndi,
As lotë as mallë, as dashuri.
Por, ja papritur këtë mëngjes,
M’u shfaqe prapë ndër sytë e mi,
Shigjetë në zemër mes për mes,
që përvëlon shpirtin, bukuri.
Zemra më rreh në egzaltim
sa gaz e jetë në shpirtit tim,
Dhe inspirim, dhe perëndi,
Dhe lot e mallë dhe dashuri.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult