Një përqafim për vajzën e vogël të dikurshme,
të turpshme e të pasigurt.
Për vogëlushen delikate e të ndjeshme
që ka qarë, mërzitej,
e vetme.
Një përqafim për gruan që jam bërë,
e vendosur dhe e papërsosur,
por gjithmonë e drejtë,
luftëtare,
zemër hapur, bujare.
Për gruan që kërkon të përmbushet
e vazhdon t’i mbajë dëshirat zgjuar.
Për gruan që jam,
Për tërë dashuritë që brenda vetes kam,
për sukseset dhe humbjet,
për të gjitha ngritjet,
për të gjithë mundjet.
Një përqafim për vajzën e vogël që është
e do të jetë ngaherë tek mua
me mahnitjen e përrallave në zemër
dhe një mijë ëndrra ndër sy zgjuar.
Nga: Chiara TABALZA
©️Sjell në shqip Marjana Rustemi Zegali
ObserverKult
Lexo edhe: