Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka anuluar koncertin e saj në Hungari për shkak të problemeve shëndetësore.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shqiptarja u ka kërkuar falje fansave të saj, ndërsa ka treguar se ka kaluar natën në spital.
Këtë deklaratë ylli botëror e ka bërë vetëm disa orë para se të këndonte në Debrecen të Hungarisë, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e fansave të saj.
“Ju lutemi më falni për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të mund të performoj në Festivalin e mbrëmjes sonte pasi kalova natën në spitalin e Budapestit. Unë duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek urdhrat e mjekut. Më vjen shumë keq për fansat e mi që do të jenë atje sot dhe jam vërtet mirënjohës për mirëkuptimin tuaj”-shkruan këngëtarja në postimin në rrjetet sociale.
Rita Ora mbërriti në Hungari dy ditë më parë, por për fat të keq nuk mundi të performojë./euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
RITA ORA, MBESA E REGJISORIT BESIM SAHATÇIU, PROMOVON KINEMATOGRAFINË SHQIPTARE