Albërie Hadërgjonaj: Lozonjare (teksti dhe kënga )

alberie hadërgjonaj

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Lozonjare”, kënduar nga Albërie Hadërgjonaj në Festivalin e 36-të të Këngës në RTSH, në vitin 1997 me tekst të Arben Dukës, muzikë të Luan Zhegut dhe orkestrim të Markelian Kapedanit.

Për një sy e për një zemër
Më shkon jeta si në ëndërr
Kur në rrugë ju më shikoni
Më ngadalë se mos më zgjoni

Mos i fol zemrës që digjet
Se ajo, jo nuk të përgjigjet
Syri i zi i dashuruar
Eshtë aty, por i verbuar

Gjumë o gjumë i arratisur
Ku ke shkuar, ku je nisur
Ku je tretur, je mërguar
Ç’të kanë bërë, pse je larguar?

O ju djema mos më flisni
O ju djema mos më ngisni
Ju të gjithë më doni mua
Por unë një, veç njërin dua

Jam një vajzë lozonjare
Djemtë i tërbova fare
Kush më puth buzën e sytë
Ka të gjitha pasuritë

E pse puthe syn’ e ndritur
Sa ke zjarr te krahërori
Jeta shkon e vjen papritur
Si një dritë meteori

Kush ka puthur buzët e njoma
Kush është djegur përvëluar
Rron e do të rrojë akoma
Si një mbret i mbretëruar

Jam lozonjare…

ObserverKult

Kliko edhe:

Albërie Hadërgjonaj: Ku ta gjejë dikë ta dua? (Teksti dhe kënga)

Albërie Hadërgjonaj: Mirësia dhe e vërteta (teksti dhe kënga)

Albërie Hadërgjonaj: Ti ende më mungon (teksti dhe kënga)