Edi Rama: Veprat dhe dorëshkrimet e Kadaresë do të ruhen në Arkivin e Shtetit

Ismail Kadare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar nëpërmjeytnjë postimi në rrjetin social “Facebook” se fondi i veprimtarisë së shkrimtarit Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Arkivit të Shtetit.

Rama bën me dije se familjarët e shkrimtarit të ndjerë kanë dorëzuar të gjithë koleksionin e tij letrar, plus dorëshkrimet e pabotuara.

Sipas kryeministrit i gjithë koleksioni i dorëzuar do të restaurohet dhe digjitalizohet nga ana e Arkivit të Shtetit.

“Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij”, shkroi Rama në facebook.

Kujtojmë se Kadare u nda nga jeta më 1 Korrik 2024, në moshën 88-vjeçare, pas komplikacioneve shëndetësore.

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: VALLJA SHQIPTARE