Poeti i kushton poezi të bijës së ndjerë: Sot t’erdha te varri

syhejl havolli bijës

Syhejl Havolli: SOT T’ERDHA TE VARRI
(Blertë, sot 1 vit pa Ty)

Blertë
Sot t’erdha te varri
Me një tufë dhembjesh

Gjethet që mblodha
Pëshpërisnin emrin tënd

Lule nuk gjeta
Thanë është stinë e vrarë

Ja, një tufë gjethe
Mbështjellur me mallin tim

Edhe për ditëlindje do të vij
Të ta puth ballin
Me diell në sy

41 pranvera lulëzuan
Ti jeton në këngën time
Bashkë me shiun dhe lotin
Që banojnë në shpirtin tim.

ObserverKult

lexo edhe:

Çun Lajçi: U ula n’rrasën e varrit me ia puthë hijën bijës sime