Mevlyde Mezini Saraçi: Kur bie muzgu

mevlude mezini saraqi muzgu

Ngadalë plaket dita dhe muzgu bie
buzagaz shtrihet frymëzimi
jeta merr krahët fluturon në vargje
tek largohen pulëbardhat e detit

Shtrihem pranë detit dhe sodis rrezet e diellit
tek fshihen prapa kodrës duke sjellur muzgun
aty gjej premtimin e së nesërmes
aromë jete shpresa pritjesh të kahmotshme

I them vargut më prit sa të bie muzgu
muza ime fshihet prapa kodrës së malit
dua t’a përjetojë bukurinë përrallore
në kohën kur muzgu paralajmëron natën

Muzgu numëron vitet me kujtimet e rinisë
në peizazhet e bukura të natyrës
tek puth muzgu qiellin, dashuritë zgjohen
nata merr mbi supe pritjet përrallore

ObserverKult

Lexo edhe:

Miguel de Unamuno: Ka sy që shohin, ka sy që ëndërrojnë

Fatos Arapi: E paëndërrta ime….