Borges: Gjërat më të mira të jetës ndodhin kur më së paku i pret!

borges

JORGE LUIS BORGES: MË E MIRA ËSHTË NË TË ARDHUR
Në shqip: Manjola Brahaj Halili

Nga humbjet e shumta mësova të fitoj;
nga lotimi i shumtë m’u pikturua kjo buzëqeshje që kam.

Njoh aq mirë dyshemenë saqë shoh veç qiellin.

Kam pekur aq herë fundin saqë, sa herë që bie, e di se nesër do ngrihem.

Aq shumë habitem si është qenia njerëzore, saqë mësova të jem vetvetja.

M’u desh të ndjeja vetminë për të mësuar që të rrija me veten dhe të mësoja që isha shoqëri e mirë. U përpoqa shumë herë t’i ndihmoja të tjerët, saqë mësova se duhej të më kërkonin ndihmë.

U përpoqa gjithmonë që gjithçka të ishte e përsosur dhe kuptova se në të vërtetë çdo gjë është aq e papërsosur sa ç’duhet të jetë (duke më përfshirë mua). Bëj vetëm atë që duhet, në mënyrën më të mirë që mundem e të tjerët të bëjnë ç’të duan.

Kam parë aq shumë qen duke vrapuar pa kuptim, saqë mësova të jem breshkë dhe të vlerësoja rrugëtimin.

Mësova se në këtë jetë asgjë nuk është e sigurtë, vetëm vdekja…prandaj e shijoj momentin dhe atë që kam.

Mësova se askush nuk më përket, dhe mësova që do të jenë me mua kohën që ata duan dhe duhet të jenë, dhe kush me të vërtetë është i interesuar për mua do të ma bëjë me dije në çdo çast dhe kundra kujtdo qoftë. Se shoqëria e vërtetë ekziston, por nuk është e lehtë ta gjesh. Se kush të do, do të ta dëshmojë gjithmonë pa pasur nevojë që ti t’ja kërkosh. Se të jesh besnik nuk është detyrim, por një kënaqësi e vërtetë kur dashuria është zotëruesi yt.

Kjo është të jetosh… Jeta është e bukur me ikjen dhe ardhjen e saj, me shijet dhe jo shijet…mësova të jetoj dhe të shijoj çdo detaj, mësova prej gabimeve po nuk jetoj duke menduar për to, se gjithmonë zakonisht janë një kujtim i hidhur që të pengon për të vazhduar përpara, epo, ka gabime të pakorrigjueshme. Plagët e forta kurrë nuk fshihen nga zemra jote, por gjithmonë do jetë dikush i gatshëm për t’i shëruar me ndihmën e Zotit.

Ec me Zotin për dore, dhe çdo gjë do përmirësohet gjithmonë. Mus u sforco tepër sepse gjërat më të mira të jetës ndodhin kur më së paku i pret. Mos i kërko, ato të kërkojnë. Më e mira është në të ardhur.”

ObserverKult

Lexo edhe:

Borges: Kam kryer më të tmerrshmin e mëkateve, s’isha i lumtur…

Borges: Veç muj me t’dashtë ashtu siç je…