Më 19 dhjetor, adhuruesit e muzikës klasike do të kenë rastin të shijojnë koncertin recital të sopranos së njohur Arta Jashari.
Shoqëruar në piano nga Andi Duraku dhe trumbetë nga Avni Krasniqi, në një program të veçantë festiv, Jashari do të interpretoj veprat më të njohura dhe sfiduese të kompozitorëve si Handel, Mozart, dhe kompozitorë francezë, duke përfshirë këngët e Krishtlindjeve.
Koncerti do të mbahet në Katedralen “Nëna Tereze” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.
Për rezervimin e biletave (falas) mund të klikoni KETU
E lindur në Prishtinë nga dy prindër muzikantë, Arta Jashari u rrit në Slloveni ku filloi shkollën e ultë të muzikës në moshën 5 vjeçare në piano, për t’u kthyer në Prishtinë në vazhdimin e shkollës së mesme në piano instrumental dhe solokëndim pastaj Bachelor – dega solokëndim, një vit bursiste në degën e solokëndimit në Lubjanë, master në operë dhe performancë në Universitetin e Arteve në Berlin, Gjermani.
Arta është aktive si soliste e po ashtu dhe koriste në Filharmoninë e Kosovës.
Ka kënduar në Portugali, Slloveni, Kroaci, Francë, Gjermani, Kolumbi.
Në vitin 2021 ishte protagoniste në 75 media botërore përfshirë edhe Washington Post dhe Independent, si një shembull frymëzues për punën e saj vullnetare në kohën e pandemisë.
Arta vazhdon të jetë aktive në profesionin e saj të solokëndimit, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës në skenat botërore dhe ka disa dekorata për aktivizmin e saj.
ObserverKult
Lexo edhe: