Kur duhet të vendoset dhe kur duhet të hiqet pema e Krishtlindjes?

Pema e Krishtlindjes duhet të vendoset në datën 6 dhjetor dhe të hiqet në 6 janar. Kështu u shpreh teologu Miron Çako, duke u dhënë përgjigje atyre që e kanë vendosur më herët apo nuk e kanë vendosur ende.

Në një lidhje me Dita Jonë në A2 CNN, ai tha se pema nuk është simbolikë autentike e krishtlindjes, por një simbol pagan që ka ardhur në Evropë në  shekullin 16 nga Martin Luteri.

“Ne presim Krishtlindjen që është lindja e Krishtit dhe që është festë fetare me simbolikat e veta. Pema nuk është simbolikë autentike e krishtlindjes, është simbol pagan, i vjetër që ka ardhur në Evropë shekullin 16 nga Martin Luteri u vendos si simbol i krishtlindjes, u përhap në Evropë në SHBA e Australi. Kisha katolike e ka vendosur në 1982, dhe ka hyrë edhe tek ne. Nuk është kjo simbolika e Krishtlindja. Për ne të krishterët ka qenë improvizimi i vendit ku lindi Krishti në një grazhd. Simbolika e krishterë vendoset në mbrëmjen e 6 dhjetorit se ne ortodokset festojmë Shën Nikollën, i cili ishte shumë bujar dhe tradita ishte që në ditën e Shën Nikollit ndaheshin dhurata te fëmijët. Kisha na nxit; përgatitni Betlehemin, përgatitni grazhdin dhe të krishterët marrin indicie të arredojnë me simbolikat e krishtera, që është grazhdi, mund të vendosim edhe pemën por ne i vëmë shenjën e Krishtit që është kryqi”.

Teologu thekson gjithashtu se simbol për të krishterët në pemë është kryqi dhe jo ylli mes 5 cepa, që sipas tij është një simbol okult dhe satanist.

ObserverKult


Lexo edhe:

TRIUMFON “SHKODRA ELEKTRONIKE”, KJO ËSHTË KËNGA QË DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVISION