Orkestra e Filarmonisë së Kosovës nis përgatitjet për koncertin e parë për vitin 2025

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës ka filluar tashmë provat për koncertin e parë të këtij viti, nën drejtimin e dirigjentit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, “i njohur për energjinë dhe vizionin e tij artistik, me këtë koncert do të shënojë një kapitull të ri për Filarmoninë e Kosovës, duke sjellë një interpretim unik të veprave nga Sibelius, Bruch dhe Rachmaninoff.”

Koncerti do të mbahet më 17 janar, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, prej orës 19:30.

ObserverKult


Lexo edhe:

FILARMONIA E KOSOVËS VJEN ME GALA KONCERTIN E VITIT TË RI- JA KUR MBAHET