Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, nëpërmjet një video të postuar në Facebook foli për qendrën e re të artit në Ulpianë.
Ajo deklaroi që bunkerët në Ulpianë po shndërrohen në hapësirë për art dhe kulturë.
“Kjo nuk është vetëm një rikonstruktim fizik – është një rilindje shpirtërore e një hapësire që për shumë kohë ishte harruar. Tani, ajo do të frymojë sërish, por kësaj here me energjinë e artit, kreativitetit dhe bashkëpunimit”, tha Halimi.
Sipas saj, “në zemër të këtij projekti qëndron një ide e fuqishme: Të kthejmë hapësirat e harruara historike në qendra të gjalla kulturore. Një vend ku drita, dizajni modern dhe arkitektura historike bashkëjetojnë për të krijuar një përvojë unike dhe inspiruese”.
Ajo nëpërmjet kësaj video e kishte edhe një ftesë për artistët.
“Të dashur artistë, kjo hapësirë është për ju. Ftoheni ta bëni tuajën. Ftoheni të krijoni aty ku dikur ishte heshtje. Le ta mbushim këtë qytet me jetë, me ngjyra dhe me mesazhe që frymëzojnë brezat që vijnë”, tha Halimi.
ObserverKult
Lexo edhe:






