
Në kuadër të Festivalit të Poezisë “Valët e Llapit”, që u mbajt në Podujevë, u organizua një mbrëmje letrare kushtuar poetes Donika Dabishevci dhe veprës së saj të fundit poetike “E gjithkohshmja Andërr”, e cila u nderua me Çmimin Kombëtar për veprën më të mirë me poezi të vitit 2024.
Në Galerinë e Arteve, para një publiku të përzgjedhur, u zhvillua një takim i ngrohtë letrar ku u lexuan poezi, dhe u ndanë reflektime për vlerat estetike të librit. Studiuesi Imer Topanica shpalosi një vështrim të thellë e përmbajtësor mbi veprën.
Në fjalën e saj, autorja Donika Dabishevci theksoi se poezia mbetet një nga mënyrat më të fuqishme për të ruajtur kujtesën dhe për ta shndërruar dhimbjen në dëshmi artistike.
Festivali “Valët e Llapit”, i cili mbahet tradicionalisht në Podujevë, mbledh poetë e krijues nga vendi dhe diaspora, duke krijuar një hapësirë të veçantë për dialog letrar dhe ndarje të përvojës artistike.
ObserverKult


Lexo edhe:
E GJITHKOHSHMJA ANDËRR/ LIBËR QË SHPËRFAQ LEMERINË, MAKTHIN DHE ABSURDITETIN E LUFTËS






