
Pjesa më e madhe poezisë së botës
Është artificialitet, konstruksion.
Askush nuk e lexon përveç studiuesve.
Pas një brezi
Ajo është bërë aq e stërpjekur,
Sa që nuk mund të tretet.
Ka pak gjëra që nuk i kam
Lexuar, e ato ishin gjëra të zymta.
Lamartine – Gower – Tasso –
Apo metafizikët e
Kembrixhit, të lashtë apo modernë,
Dhe majmunët e tyre amerikanë.
Me dije qoftë, për vite me radhë
Klasa sunduese e poezisë angleze
Ka mbajtur qëndrimin se kjo është pikërisht ajo
Që është Poezia, konstruksion
Pavetor, ku përemrat
Vetorë nuk lejohen kurrë.
Nëse zbatohet me rigorizitet të
Mjaftueshëm, një teori e tillë
Prodhon në praktikë të
Kundërtën e saj. Poezia
E Eliotit dhe Valérisë,
Njashtu si ajo e Popet, nuk është sall
Personale, ajo është intensive,
Ëndërrimtare subjektive si
Intime dhe zbuluese,
E sikletshme nëse doni,
Si pamaturitë e kauçit të psikanalistit.
Gjithmonë ka një arsye të
Mjaftueshme për një tmerr të
Përdorimit të përemrit “Unë”.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:






