“Alo”, poezi nga Ardiana Thaçi


Asht kodi që nis frymën përtej diçkaje

të pakuptueshme,

kur trupi s’pranon komandat prej nalt,

por prej qendrës së majtë t’gjoksit.
Rrënqethem, dridhem, ulem,

kthej përgjigje: alo…

S’e ndigjoj çka flitet,
por e ndjej prekjen.
Asht e pashpjegueshme, gati përtej normales,

me ndje diçka pa pamje, pa tela,

veç frymë dridhëse
prej kilometrash largësi.
Alo, a më ndigjon?

Po, po, këtu jam.

I mbylli sytë: a jam këtu vërtet,

apo jam hutue prej asaj që ndjej?

ObserverKult


Lexo edhe:

Ardiana Thaçi: O vetja jem, hipokrite…