
pasi ndjenja është e para
që i vë mendjen
sintaksës së gjërave
kurrë nuk do të të puth plotësisht;
përgjithësisht të jesh leshko
derisa Pranvera mbretëron në tokë
gjaku im miraton,
dhe puthjet janë fat më i mirë
se urtësia
zonjë po betohem me të gjitha lulet. Mos qaj
-gjesti ma i mirë i trurit tim është më i paktë se
kapsallitja e e kapakëve të syve tu që thonë
ne jemi për njëri-tjetrin: pastaj
qeshin, duke u mbështetur në krahët e mi
ngase jeta nuk është paragraf
Dhe vdekja kujtoj se nuk është parantezë
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:






