reklamë

Çka thoshte Ernest Hemingway për krijimin e tij, “Plaku dhe deti”?

Nga Ernest Hemingway

“Sa herë që rrekem të shkruaj diçka, e bëj në përputhje me parimin e ajsbergut. Nëntë të dhjetat e kësaj mase të akullt gjenden nën sipërfaqen e ujit, ngado që ta shohim atë. Domethënë që mund të mënjanojmë gjithçka që duam, e dimë, nga tregimi ynë, e ajsbergu veç do të kalitet edhe më shumë. Nëse shkrimtari mënjanon diçka, ngaqë nuk është në dijeni të saj, rrjedhimisht do të ketë zbrazëti në çfarë ai rrëfen. Ndërsa te Plaku dhe Deti, mund ta kisha shtjelluar tregimin me një mijë faqe, e të rrëfeja hollësisht jetën e secilit personazh, si jetonin, si kishin lindur… Unë megjithatë nuk tregoj asnjërën nga historitë e banorëve të fshatit të peshkatarëve, ndonëse plot gjëra di. E pikërisht këto njohuri të miat, përbëjnë edhe pjesën e zhytur të këtij ajsbergu…”

Përzgjodhi e përktheu nga anglishtja: Elvi Sidheri

ObserverKult


Lexo edhe:

Çka mendonte Ernest Koliqi për politikën e kulturën?