
Për Arlindën e për krejt gratë që burrat ua ndalën jetën, ndërsa bota vazhdoi me e qujtë veten të qytetnueme.
Shekujt i ndërruan fytyrat, po jo mendësitë.
Guri u ba qytet, po mbeti gur në shpirt.
Aty ku jeta lind, dikush ende sheh pronë.
E lirinë e tjetrit e mat me zinxhirët e vet.
Një heshtje ma shumë iu shtue dheut,
një emën ma pak iu la të nesërmes.
E na krenohemi sa larg kemi mbërri,
pa e kuptu sa thellë kemi mbetë në terr.
ObserverKult
Lexo edhe:






