reklamë

Shefqete Gosalci: Gjergj Katrioti Skenderbeu, parzmore çeliku në gjoks të Evropës

Gjergj,
Ti ke le si ni burim drite
Si uj i bekuem mbi ni shkamb të çam
Mbëltove paqe me shpatë e ullinj nëpër Evropën e përdalë,
Kur t’morën Gjergj,
Zemrën e le n’prehën t’lokës,
t’ma ruajsh Nanë kur t’i kthehna tokës,

Asker n’Anadoll u bane ma i miri ushtar
Djal shqiptar
Gjergji i Nanës që s’ta pash rritën,
Princat e Arbërit të patën betim,
Edhe Marica që ta mbajti besën
Arbërisë Gjergj ju ba flijim
Edhe Nora e Kelmendit q’i shkoi pashës me thikë n’shokë
T’a nxurr hakun e krejt çikave që bajlozat t’i çnderuen agimeve t’nxime

Tuj na mungue pér pesë shekuj Gjergj,
Ilirikun na e ban Ballkan,
E ram ner turq, ner shkije, ner grek e bugar,
E se di bre Gjergj a mbetëm shqiptar,
Se t’kan dal do djem të ligj, hileqar, lakmitar, qyqar e tregtar
Që mexhat t’i kan bo pikë e pesë e tokat t’i kan qit n’pazar
Që nuk kan as marre as m’shirë
Tenderin e fitoi Gjergj kush pagoj ma lirë,

As te virri Gjergj s’po muj me t’ardh se s’kom çka t’thom
Erdha n’qiell o vëlla me fol me Ty,
me t;i than krejt çka kam n’zemër tuj t’pa n’sy
Ss ata zemrat naj kan thy,
Se kerkush Gjergj ma s’po ngon, kush kanin nuk pe don,
E ma e keqja, kush kujna Gjergj ma s’po i beson,

Ilirikun Ballkan ta kan ba, me çue dorë vllau mi vlla,
Ata që me sy t’shqiptarëve skulptura kan ba e me krye t’tyne Çanakala
Arkitekt errësirash që me dritë o Gjergj i pate vra,
Erdha n’qiell o Gjergj me t’u rrëfu mos um ngofsh mos m’le me u kthy
Nalum t’rri me Ty,
Ah bre Gjergj folma ni fjalë,
Me vetëtima jepe një urdhër, andrrat zhgandrra me na u ba
Bijt me tu bashkue e Shqipnisë Zot me i dal,
Se edhe vet jeta Gjergj t’ka pas lakmi,
Me jetu e me vdekë si Ti

Veq do rrugë Gjergj i kena shtrue,
E kah t’dojna mujna me shkue,
Veç jo atje ku Ti ke dëshirue,
n’Evropën plakë që parzmore n’gjoks ju pate ba e e pate pshtue,

Edhe diçka Gjergj,
Amanetin ta kam krye,
Me durë t’mia qëndis flamurin ta kom,
E n’durë të djemve jau kam dhan,
E ata, s’po din ku e kan lanë,

Aq shumë shekuj Gjergj na ke mungue,
Plot flamuj m’i Arbri kanë value
Veç i Yti Gjergj ka mungue.