Shpella me pesë gishta- EPOSI I BJESHKËVE TË LUMËS
(60 legjenda t’rrëfyeme)
Nga Petrit Palushi
N’Gjalliçe, si nja treqind hapa ma teposhtë Kroit Kishës asht nji shpellë.
Ngjitmas me shpellën asht nji bjeshkë.
Te ajo bjeshkë, nji çoban i Shtiqnit po kulloste delet.
Çobani ish trupmadh.
Çoban ding, si me qenë Lisi i Madh i Shtiqnit.
Nji ditë, donte me u futë n’shpellë, por shpella e kish hymjen e ngushtë.
At’herë, ia vu dorën anës epërme t’shpellës dhe e çoi shtat’ pllamë ma nalt.
Fap, u fut n’shpellë lehtë e lehtë.
T’nesërmen, nja dy vetë panë n’hymje t’shpellës fërkemin e dorës n’gur.
Prej asaj kohe shpellës i mbeti emni Shpella me Pesë Gishta.
Kur binte shi, te ajo shpellë futej edhe arusha ma e madhe e malit.
S’kish nevojë me u kërrusë.
Hymja e shpellës tash ish e naltë e i merrte edhe dy arusha t’mdhaja bashkë.
ObserverKult
Lexo edhe:
NGA SHPELLA E LURDES TE ZONJA E GUADALUPES, KATËR MREKULLI QË KANË NDODHUR PËRGJATË HISTORISË
Nga shpella e Lurdes, te Zonja e Guadalupes, katër “mrekulli” që kanë ndodhur përgjatë historisë
Lurdes
Lurdes është një nga vendet më të famshme të mrekullive në botë. Një shpellë në Francë, për të cilën thuhet se ka veti shëruese për ata që pinë ujin e saj apo lahen në të.
Dhe këtu nuk po flasim për shërimin e dhimbjes së kokës apo stomakut.
Përkundrazi, kjo shpellë supozohet se ka fuqi shëruese të jashtëzakonshme…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU