Agim Bajrami: Mirë, mos fol!

agim bajrami

Poezi nga Agim Bajrami

S’do të flasësh mirë, mos fol!
Çoji gjer në fund trillet e tua
Unë s’i imponohem asnjē zogu
Aq më shumë një gruaje që dua.

Sytë e tu janë bërë më të trazuar
Dhe më të shqetēsuar njëzetfish
Shpesh me re dhe shira të ngarkuar
Ndaj është mirë, poshtë tyre të mos rrish!

Më ka ndodhur shpesh nga ta të qullem
(Kot nuk të kam thënë, që ti je vjeshtë)
Unë për dashuritë gjithmonë përulem
Dhe i kaloj gjërat fare thjeshtë.

Por tashmë që retë janë dendësuar
Dhe ti hesht si një Keops tragjik
Nuk është turp, të të them me zë të shuar
Se prania jote mē ngjall frikë.

Ndaj dhe po të le në heshtjen tënde
(Trillet jane gjithmonë gjysmë çmenduri)
Ish një kohë kur ti vërtetë më çmendje
Tashmë po të le, “të çmendesh” ti.

—————————————————————-

LEXO EDHE: AGIM BAJRAMI: DUHET TË HARROJA GJITHÇKA TËNDEN…

Do flasim prapë, më the ngadalë
Dhe lëshove lehtë një psherëtimë
Por unë e kuptova se këto fjalë
Ti mi thoje thjesht për ngushëllim

Ndaj përkula kokën i menduar
Ç’mund të bëja tjetër veç kësaj
Kishte ardhur çasti për të shkuar
Dhe unë s’kisha forcë më, të të mbaj

Qiellit dy tre re qëndronin pezull
Duke parë drejt meje me mërzi
Si për të na thënë, se kish ardh vjeshta
Dhe tashmë po pritej vetëm shi

Duhet të harroja gjithçka tënden
Puthjet, zënkat dhe gjithka mes nesh
Unë di ti lexoj shenjat ne qiell
Aq më shumë një vjeshtë që s’di tē qeshë

Do flasim prapë, shqiptove butë
Dhe mbas teje dera u përplas
Era ngrinte pluhur nëpër rrugë
Shiu natyrisht pritej…. më pas.


LEXO EDHE: AGIM BAJRAMI: TË KISHA THËNË…

Të kisha thënë, që s’dua të të humb
Dhe për këtë mund të bëja gjithçka
Përshembull, do të të nisja dyzet puthje me një pëllumb
Sa herë të ishim larg…

POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU