Paridi nuk e rrëmbeu Helenën! Unë e rrëmbeva, mes natës duke e tërhequr prej krahu. Lajmi mori dhenë… e këmba-këmbës, si nata-ditën na ndoqi Menelau.
Nuk na kapi dot kurrë, megjithëse na ndoqi ndër shekuj e mijëvjeçarë, dhe kur bota i tha: Ti s`je burrë!!! U nis drejt Trojës, gjoja Helenën për të marrë.
Shpiku një kalë, një dreq, dhe u fsheh si një mi brenda saj, Natën i hapi dyert pa të keq. Dhe Troja u mbyt në lotë e në vajë…
Për një Helenë u dogj Troja, nën këmbët e Menelaut që pësherëtinte, Unë ja rrëmbeva Helenën si thelën nga goja, Në një natë kur qielli vetëtinte.
Dhe ikëm pastaj. Të fshehur qëndruam, me vite, me shekuj, me mijëvjecarë, se mos Menelau dinak diku na shquan, dhe vjen të dyve në gjumë për t`na vrarë.
Dogji ai një Trojë të tërë, Re zie la mbi faqet e kohës, e bëri që bota mend të zërë, Të zënë mend gjithë gratë që ikin mes shiut dhe llohës.
E bëri të trembte mua çapkënin, Kusarin e zemrave, hajdutin, dinakun, dhe kur e pa që s`kishin ç`të më bënin, Vrau Priamin plak, e gjoja mori hakun.
Unë jam shkaktari i vdekjes së Trojës! Dashuria ime helm-çmenduri, mi mori mendtë dhe mua dreqi tundonjes Atë natë kur shiu mbi ne binte me furi…
Mbi vithet e kalit e hodha Helenën, dhe ngraha mes territ, mes natës e viteve. Dhe erdha këtu, dhe mora penën T`ju them se më të kohrave vërtitem.
Unë e rrëmbeva atë natë Helenën! Jo! Paridi qullash, nëpër natë nuk ngrahu… Lajmi mori dhënë, e këmba-këmbës si dita-natën, më ndoqi Menelau…