Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Lozonjare”, kënduar nga Albërie Hadërgjonaj në Festivalin e 36-të të Këngës në RTSH, në vitin 1997 me tekst të Arben Dukës, muzikë të Luan Zhegut dhe orkestrim të Markelian Kapedanit.
Për një sy e për një zemër
Më shkon jeta si në ëndërr
Kur në rrugë ju më shikoni
Më ngadalë se mos më zgjoni
Mos i fol zemrës që digjet
Se ajo, jo nuk të përgjigjet
Syri i zi i dashuruar
Eshtë aty, por i verbuar
Gjumë o gjumë i arratisur
Ku ke shkuar, ku je nisur
Ku je tretur, je mërguar
Ç’të kanë bërë, pse je larguar?
O ju djema mos më flisni
O ju djema mos më ngisni
Ju të gjithë më doni mua
Por unë një, veç njërin dua
Jam një vajzë lozonjare
Djemtë i tërbova fare
Kush më puth buzën e sytë
Ka të gjitha pasuritë
E pse puthe syn’ e ndritur
Sa ke zjarr te krahërori
Jeta shkon e vjen papritur
Si një dritë meteori
Kush ka puthur buzët e njoma
Kush është djegur përvëluar
Rron e do të rrojë akoma
Si një mbret i mbretëruar
Jam lozonjare…
ObserverKult
Kliko edhe:
Albërie Hadërgjonaj: Ku ta gjejë dikë ta dua? (Teksti dhe kënga)
Albërie Hadërgjonaj: Mirësia dhe e vërteta (teksti dhe kënga)