Alda Merini: Aq e papritun ishte braktisja jote!

Poezi nga Alda Merini

Aq e papritun ishte braktisja jote!
Shì në çastin kur po mbytesha
n’dallgët e kënaqësisë tande
ti m’braktise
a mbase ma kurseve jetën
por mallkuar ata që i shpëtojn’ poetët
nga injoranca
për t’i shndërruar n’krijesa t’munduna.

Përktheu: Ledia Dushi

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

ALDA MERINI: DUHET TA PUTHËSH, PA I LËNË KOHË TË MENDOHET…