Alda Merini: Për ty

alda merini ne jemi

Nga Alda Merini

Do i shemb muret antikë
për të gjetur lëndinat e ëndrrës
e takuar ty,
bukë e paprekur
që e kap me buzë.
Ndjej gjuhën tënde prej pylli,
ankthin e kripur të frymës,
zemrën që ndal
e rrahjen e krahëve të një shpirti
që ndoshta po shkon
të vdesë dashurie.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult

——–

Lexo edhe:

grue alda merini
Alda Merini

ALDA MERINI: NUK KAM NEVOJË PËR PARA… KAM NEVOJË PËR NDJENJA…

Poezi nga Alda Merini

Nuk kam nevojë për para.
Kam nevojë për ndjenja,
për fjalë, fjalë të zgjedhura me sqimë,
për lule të quajtura mendime,
për trëndafilë të quajtur- më rri pranë,
për ëndrra që pemët banojnë,
për këngë që i bëjnë statujat të vallëzojnë,
për yje që murmurisin në veshin e të dashuruarve.
Kam nevojë për poezi,
kjo magji që djeg vrazhdësinë e fjalëve,
që zgjon emocione dhe krijon ngjyra të reja.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult