Amarildo Pregapuca: A s’e lamë kështu?!

amarildo pregapuca

Erdhi mëngjesi.
Kafen ta kam vënë mbi tavolinë
Pije me nge, dhe ik.

Sot kam shumë gjëra për të bërë
Do të të përcjell, ty
Pastaj, do të kthehem përsëri këtu.
Do rregulloj, sistemoj
Sende, mendime, momente
Të bëra, oh sa lëmsh

A s’e lamë kështu?!

Erdhi mëngjesi..
Koha për të qenë normal
Koha për të përshendetur, si duhet..
Bashkë-frymorë, bashkë-njerëz
Koha për të veshur etikën.
Koha e mbetur e pavlefshme, që momenti la.

Erdhi mëngjesi…
Dhe kam shumë gjëra të rëndësishme për të bërë
Të vendos në mënyrë të hijshme, të rregullt dhe pa gabime
Shprehjet e fytyrës tënde, mbi çdo shije,
Duhet…

Ndaj zgjohu ngadalë, pi kafenë dhe…

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

Amarildo Pregapuca: Pra, tango fillo…