Ana Ahmatova: Premto që në ëndërr të vish…

Ana Ahmatova

Poezia “Në ëndërr” nga poetja Ana Ahmatova.

Ndarjen tonë të ftohtë e të nxirë,
Si dhe ty, do ta mbart unë rish.
Përse qan? Nëma dorën më mirë
Dhe premto që në ëndërr të vish.

Jam me ty si një gjëmë me një gjëmë…
Më për ne s’ka në botë takim.
Vetëm n’orë mesnate ti bëmë
Përmes yjeve një ngjatjetim.

Përktheu Aurel Plasari

ObserverKult

Lexo edhe:

ANA AHMATOVA: KËNGA E TAKIMIT TË FUNDIT