Anila Toto: Bijës sime

anila toto


Bijës sime… poezi nga Anila Toto

Bija ime është një ëndërr
që rritet në shpirtin tim,
në kokën time, dëshirat e mia
e mbetet një vegim.

Bija ime ka një botë të bukur
diçka të çiltër, diçka njerëzore,
diçka që shpirtrat i lë pa mënd
dhe një dashuri hyjnore.

Bija ime është flokëverdhë
me sytë bojëqiell si i ati,
ka një buzëqeshjen porsi diell
ndër rreze i ndrin fati.

—————————————————

LEXO EDHE: Anila Toto: KUR TI NISNI FËMIJËT PËR NË SHKOLLË, RIKUJTOJUANI QË JANË TË VEÇANTË!

Të gjithë fëmijët janë gjeni.

Albert Einstein ka thënë: “Nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për të ngjitur një pemë, ai do të jetojë gjithë jetën e tij duke besuar se është budalla”.

Nëse një zog, një majmun, një pinguin, një peshk, një fokë dhe një qen supozojmë se duan të studiojnë atëherë një zyrtar arsimor ju drejtohet atyre me fjalët: “Për një përzgjedhje të drejtë të gjithë duhet të kaloni të njëjtin provim; Ju lutemi duhet të ngjiteni në atë pemë.
A është e drejtë kjo mënyrë?

Kalojmë te fëmija kur nis shkollën në një stad të zhvillimit të tij. A janë të gjithë fëmijët me të njëjtit zhvillim, a kanë të njëjta aftësi?

Është marrëzi t’i gjykosh të gjithë sipas të njëjtit grup meritash, duke mos marrë parasysh aftësitë individuale, pikat e forta dhe të dobëta të tyre.
Çdo individ duhet të lejohet të ndjekë interesat e veta dhe të zhvillojë aftësitë e tij më të forta…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU