Arben Duka: Të mirën bëje dhe hidhe në det!

Arben Duka zëri ajër

Poezi nga Arben Duka

Të mira bëj në këtë jetë
Për to nevojë kanë të tërë,
Po kur ta bësh hidhe në det
Ose ta shkruash veç në rërë.

Dhe asnjëherë, tek asnjeri
Mos e përmend të mirën tënde,
Të mirën që të bëjnë ty
Në shkëmbin më të lartë gdhënde!…

ObserverKult

Lexo edhe:

ARBEN DUKA: KËTU PO MASHTROVE, QUHESH BURRË I NDERSHËM!

Lexo edhe:

VDEKJA TRAGJIKE E DJALIT TË POETIT ARBEN DUKA, RRËFIMI I NËNËS: E DËRGUAM NË SHBA PASI NA E RRËMBYEN NJERËZIT E SALI BERISHËS

Pesëdhjetë ditë pas vdekjes së Arben Dukës, ndërron jetë, djali i tij, Denisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një infarkti kardiak.
Arbeni dhe Pranvera ishin prindër të 2 fëmijëve, Denada dhe Denisi. Të dy jetonin dhe punonin në ShBA ku prindërit i vizitonin kur mundnin.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Denisit është mësuar mëngjesin e ditës së enjte.
Denisi, i cili nuk arriti ta përcillte për në banesën e fundit babain e tij, për shkak të largësisë, por edhe të një amaneti që ai i kishte lënë, e kishte peng këtë të fundit.
Pranvera Duka, e ka rrëfyer këtë ndjesi të të birit vetëm disa ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj.

Ajo na rrëfeu edhe si i biri i saj ka fituar strehim politik në SHBA për shkak të përndjekjes që i ishte bërë familjes së tyre nga Sali Berisha.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult