Ardi Omeri: Fali o Zot se s’dinë ç’bëjnë

ardi omeri

Poezi nga Ardi Omeri

“Askush nuk është i madh sa Dielli”,
edhe pse hiqet a sillet me madhështi
Kështu i tha dhe Diogjeni filozof,
Aleksandrit perandor,
kur ky i mbuloi Diellin me trupin e tij…

“Njeriu në mirësi mund edhe të gabojë,
Perfekte është vetëm dëshira”
Ndaj justifikimi kur tradhëtoi,
priti turpshëm çdo t’i falte mëshira!

“Fali o zot se s’dinë ç’bëjnë”,
thirri i kryqëzuar edhe Krishti.
Fatkeqësisht kërkoi falje për hijenat,
që s’shohin nga fytyra por nga bishti…

“Mendja e madhe përjashton të mirën”,
Thanë atëherë kur Dielli njihej për Zot.
E kuptuan vonë edhe Ilirët,
Kur Diellin gjuanin me gurë më kot…

“Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”
Por ka edhe 100 kilsha me kokën bosh…

ObserverKult

——————————————-

Lexo edhe:

ARDI OMERI: E PAMUNDUR PA TY!

Nuk është e vështirë,
është e pamundur
S’mund të fshish dashurinë,
që në shpirt rri strukur.

Nuk është e vështirë,
është marrëzi
Të bësh luftë me vehten,
për një dashuri.

Nuk është marrëzi,
Nuk është as e pamundur
Të jetosh për një dashuri,
Jeton më bukur.

Kujtimet nuk janë marrëzi,
edhe kur ëndërra të ka lënduar
Mjerë ai që në dashuri,
lotin e zhgënjimit s’ka shijuar

Kur me lotë ke vaditur një lule
Ta harrosh është e pamundur
Shija e tyre ka hyrë në gjak,
sa edhe dhimbja bëhet e bukur.