Ardita Jatru: Vetëm ty të kam

Poezi nga Ardita Jatru

Mbi kët’ vijë dielli që të bie ndër sy
mbi kët’ shpirt që hyn e del frym’ e udhëtarit,
ta mbështes pak rëndesën time dhe
shpatullën.
Kam nevojë të boshatisem
Kam nevojë të mposhtem
Mbi bujarinë tënde të dukshme si ky rrëzimi
im njerëzor në mesmoshë.

S’mbahet mend kur kemi lindur.
Këto fytyra kemi patur gjithnjë?
Më duket kështu kam lindur
me bark të çarë.
Më duket kështu ke lindur
duke krijuar nyje flokëve.
Sa të pastër jemi për të jetuar këtu
sa të vegjël jemi për valixhet tona
sa të ngjeshur me dhimbje
dhe sa kohë na u desh, të kuptonim
si të shmangnim fatin e prindërve tanë të gjorë.

Kam nevojë për trurin tënd
më kupto.
Vetëm ty të kam.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARDITA JATRU: SA TË BUKUR I KE SYTË

Sa të bukur i ke sytë, poezi nga Ardita Jatru

Marramendem dhe mbetem e shtangur
si feksin zambakët e ujit në dritë të diellit
dhe nuk të pyes
a mundem të hyj të loz aty n’atë liqen,
mos krijoj dallgë
dhe turbulloj paqen.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


ARDITA JATRU: JAM DYZET E SHTATË VJEÇ…

Jam dyzet e shtatë vjeç.
Jam e lumtur
përderisa kam një familje.

Kam bërë pakt me subkoshiencën.
Shkruaj poezi të sinqerta.
Tani e di,
e re paskam qënë e bukur
por me mungesë vetëbesimi.
Të paktë të ma thoshte nëna.

Jam shumë e ndjeshme.
Spontaniteti im shpesh keqkuptohet.
E vogël kisha një ëndërr.
Tani e kam harruar fare.

Jetoj tridhjetë vjetë vjet në Greqi.
Shoqja ime e ngushtë është Elpida.
Nuk kam votuar kurrë.
Ushqej macet e lagjes.
Kemi ndarë zonat me zonjën Violeta.
Dikush duhet ta bëj.

Jam dyzet e shtatë vjeç.
Nuk kam formim akademik.
Vuaj nga fobia sociale.
Më ndjek origjina ime.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult