Dhe pasi të bëhesh tapë, a do të më harrosh?

arixhofkës....

Arixhofkës , poezi nga Jorgji Papadhopulos

I thashë një arixhofke
dua të bëhem arixhi
dhe të të marr.

A mundesh më thotë të hash për darkë
barishte të hidhura pa kripë
dhe paskëtaj të biesh e të flesh?

Mundem, i them.

Mundesh, më thotë, të shtrihesh
pa u ankuar nga të ftohtit
mbi baltën e ngrirë?

Mundem, i them.

Mundesh, më thotë, mbi atë baltë
flakën të vesh mbi trupin Tim
dhe ta shndërrosh atë në hi?

Këtë e bëj fare kollaj, i them.

Mundesh, më thotë, që hirin tim
t’ ja hedhësh verës tënde
dhe pasi të bëhesh tapë të më harrosh?

Jo, këtë s’ mundem ta bëj, i them.

As arixhi nuk bëhesh dot, ma kthen.

Shqipëroi: Arqile Garo

ObserverKult

Lexo edhe:

TI MOJ MARI, MOJ LESHVERDHO!