I shkela i shkela rrugët
ku kishe ecur ti.
I preka të tëra
Gjithçka kishe prekur ti.
I këputa këputa gonxhet
që çelin buzët e tua.
I mblodha të tëra lulet
që kishte prehëri yt.
E piva e piva detin
që lozte në sytë e tu.
E mora e mora hënën
që derdhej në flokët e tu.
Ç’ka dashuria në zemër ç’ka
flisni o zogj,
o trëndafila flisni ju.
Nëse nuk e gjej dot
A më thërrisni ju?
Dashuria jo nuk do
Fjalë pa kuptim.
Veç pak zjarr, pak zjarr kërkon.
Nga unë dhe ti
Yjet zogjtë më kuptuan
Dhe të gjithë më falen këngën
E pamëshirshme u tregove ti.
ObserverKult
———————————————
LEXO EDHE:
REDINA TILI & ARTUR DHAMO: SI IKU KJO BUKURI (TEKSTI DHE KËNGA)
Një lule në një vazo
kishte çelur një lule
dhe gëzohej e vetme
ngrohtësisë së diellit
Sa keq që kishte lindur
dhe nuk shihte zogjtë e qiellit
oh, sa keq që lulja e vetme
kokën kish varur.
Kokën kish lëshuar pa jetë
mbi vazon në vetmi.
Era i prek, petalet pa jetë,
pa jetë e gjallëri,
Kuptova pse s’pati jetëgjatësi,
stina nuk e gëzoj dot në vetmi.
Kuptova pse, s’ka gjallëri
stina s’e gëzon në vetmi
si iku kjo bukuri.