Poezi nga Emma Lamberti
Me parfumin e preferuar dhe dinjitet i vellon supet mëngjeseve.
Pastaj del, buzëqeshja që i buron së brendshmi e shoqëron.
Buzëqeshje që ia siguron arsyeja
e të qenit grua mes shumë të tjerave, por jo si shumë.
Ajo është e tillë.
Vepron kurdoherë atë që mendon.
Është një pikëz e vogël ndjeshmërie
në detin e pa anë të indiferentizmit.
Është mirënjohëse, zemërgjerë, e njerzishme
Dhe kjo është e veçanta për sytë e dashur
të atyre që dinë të kultivojnë me mirësi ndjesitë.
Të atyre që kanë vështrimet e dhembshura,
të bëra për t’u parë me dashuri.
Asaj nuk i intereson nëse nuk kuptohet gjithmonë…
Ka mësuar se duhet të jetë, jo të shfaqet,
të kuptojë që të kuptohet,
të japë që të mund të marrë,
të mrekullohet, për të mahnitur
Ajo është e tillë.
Është mbartëse emocionesh.
Dhe buzëqesh.
E paqtë.
(shqipërimi M. Zegali)
Titulli origjinal: “Lei è così”
ObserverKult
Lexo edhe: