Bajram Mjeku: Spaçi

Poezi nga Bajram Mjeku

Këtu qenkan vyshkur të gjitha lulet
Nga shurra e të burgosurve politikë.

Edhe kryqat qenkan kthyer mbrapshtë
Mbi varret që rënkojnë mynxyrë.

Askund vajza nuk shoh askund
Lënesha shoh që ëndërrojnë nusërinë.

As Visar Zhitin nuk e shoh askund
Veç flokëve të tij të prera mbi gijotinë.

Kryeqytet prangash qenka Spaçi
Që villka sall klithma, sall vaj e ulërimë.

Spaç – Prishtinë, nëntor ’12

ObserverKult


Lexo edhe:

BAJRAM MJEKU: KLANET KULTURORE

Që nga fillimi i viteve tetëdhjetë, veçanërisht në zhanrin e letërsisë, derisa kjo e fundit në vend që të çlirohej veçse zhytej në llumin socrealist, kishte tendencë promovuese nga klane të ndryshme kulturore, të cilat më saktë edhe u vetëlavdëruan, edhe u promovuan në media, por që asnjëherë nuk prekën ndjesitë e lexuesve.

Këto klane kulturore me “selitë” e tyre në Prishtinë, vepruan përmes standardeve të dyfishta: në njërën anë kinse janë duke dëshmuar disidencë karshi pushtetit, derisa në anën tjetër, pikërisht këto klane edhe mirëmbaheshin, edhe ishin në sqetull të pushtetit!

Klanet kulturore, përkundër tendencës për t’i promovuar individët e më së paku letërsinë që krijohej brenda tyre, përfunduan në një qark të mbyllur pa lavdi dhe pa i dhënë frymë e shpirt letërsisë shqiptare në Kosovë. Duke i mëshuar tendencës për t’u vetpromovuar me çdo çmim, të krijonin ndjesinë e pamjeve perverse të orgjive në mejhanet periferike të kryeqytetit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU