Bardh Frangu: Majat e marrëzisë

bardh frangu gjenerata

Dryni në dyert e oborrit është ndryshkur
Çelësi është byme nga dëshpërimi
Si t’i hapë dyer e të nxjerr trupin në rrugë
T’i mbledhë fërkemet bashkë me kujtimet

E sotmja nuk ka kuptim as për gjelin
Që maje plehu i duartroket vetes
Për të mashtruar një pulë të vjetër
Që moti i është mbyllur prapanica

Udhëzimet për kufizime ta çajnë trapin
Politikanë të përmjerrë të mbajnë leksione
Kodra budallallëqesh ndërtohen nga çdo anë
Ushtri alpinistësh shtyhen për të prekur majat

Ferizaj, 19.04.2020