Begzad Baliu: Ukrainë

(E shkruar më 12 qershor, Ditën e Çlirimit të Kosovës nga Ushtria e UÇK-së dhe e NATO-s)

Fushë e Kosovës e mbjell me grurë
Qenka zgjuar Eni në agun e mëngjesit
T’i mbledh lulëkuqet që kanë nxjerr kokë si flamuj
Para se t’i korrin tanket ruse

Malet e Kosovës me maja si thika të futura në re
Qenka zgjuar Eni në agun e mëngjesit
Të ngre Flamurin e Fitores së UÇK-së në majën më të lartë të saj
Për ty Ukrainë!

Krojet e Kosovës mbushur me kufoma fëmijësh nga ushtarët serbë
Qenka zgjuar Eni t’i ujisë trëndafilat e mëngjesit me ujin dhe gjakun e tyre
Dhe t’i lutet Dom Gjergjit për fëmijët ukrainas të zhdukur nga ushtria ruse!

Ukrainë
Ja edhe një luftëtar i dritës
Eni mbushi 17 vjet!

Prishtinë, 12 qershor 2023

ObserverKult


Lexo edhe:

BEGZAD BALIU: NË FILLIM ISHE TI PASTAJ ERDHI OBAMA

(Majkëll Xheksonit, natën e 4 korrikut 2012)

Lum e lum për t’Lumin Zot*,
Në këtë botë ka diell, ka sy, ka lot
Dhe ditë të shënuara në tokë
Ka 4 korrik, 28 Nëntor ka
Ka Xhorxh Uashington, Ismail Qemail ka
Nuk’ jém kânë e Zoti na ká dhânë!

Nata korb qiellin ndanë në dysh
Dritë kanë dalë e diellë kanë banë!
Lutjet tuaja zbresin si vargje kuranore
Sa shumë duar, sa shumë sy drejt qiellit
Dhe ninëzat e tyre mbushur dhembje dhe shpresë

Hapu skëterrë le të shpërthej zëri i tij
Hapu qiell të shohim lajmësin e shekullit tonë
Për tokën, për paqen, për fajësinë tonë
Mbreti im!
Amen!

Majkëll
Në fillim ishe ti,
Pastaj erdhi Obama
Kosova ishte diku në mes të Atit t’Birit dhe Shpirtit Shenjte
Amen!

Zoti ynë
Jam lutur për shiun
(edhe atëherë kur diellin e kam shenjuar në sy)
Jam lutur për tokën
(edhe atëherë kur kam humbur gravitacionin mes meje dhe saj)
Jam lutur për qiellin

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult