Hajde po deshe, ta luajmë një lojë
Një lojë, që mund t’ia vësh emrin ti
E di, që mërzitesh bota ç’mund të thojë
Për lojën që do të mund ta quaje-dashuri
Por unë them t’mos ndiesh trishtim
Për botën që vdes për përgojime
Ndaj, të luajmë sikur ti mbështetesh në gjoksin tim
Dhe unë të fus thellë në zemrën time
Por, sakaq gjërat mund të marrin për prapë
Kur fundin e lojës do të nisësh ta kërkosh
Sepse, ndoshta portën e zemrës më nuk do të ta hap
Sado të dalësh nga ajo të provosh
Ndaj mund të ta them fare pa drojë
Se asgjë këtej nuk ndodh rastësisht
Ti dashurinë edhe mund ta quash lojë
Por unë, jo, e marr aq seriozisht
Sa nuk mërzitem bota ç’mund mund të thotë
Kur ti thellë meje do të mbetesh pafundësisht…
ObserverKult
lexo edhe:
BESIM ZYMBERI: Ç’TRISHTIM TA PRES TË MË VIJË…