Besim Zymberi: Po deshe një fillim të ri… mua më ke aty

besim zymberi

Dua të pi sonte, të dehem
Të çirrem, të bërtas
Dhe thellë vetes me zjarr t’ i kthehem
T’mos shoh më kurrë pas

Dua sonte, i vetëm të pi
Ku s’më sheh kush, diku
T’i flas botës pastaj: ç’bëre ti
Që nuk më pe këtu

Dua të pi sonte, të bëhem tapë
Dhe dhembjet t’i lë pas
Të mos vë re as ditë as natë
Dhe as trishtim e gaz

Gotë pas gote, plot një fuqi
Qiellit t’i flas në sy
T’i them: po deshe një fillim të ri
Mua më ke aty

Dua gotë pas gote të ngre
Një fuçi të tërë plot
Dhe mes drithmash që i kam nga dje
Të nis një tjetër botë

Që esëll të gdhihem vetëm atje
Larg klithmave që ndjeva deri sot…

ObserverKult


besim zymberi

Lexo edhe:

BESIM ZYMBERI: DO TË DOJA FUNDIN E DINJITETSHËM TË NJË YLLORIANI TË DEVOTSHËM!

Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Besim Zymberi.

Cila është ideja juaj për lumturinë e përkryer?

Nuk e di se cili mund të jetë kufiri i fundit i lumturisë…
Përballimi i dhembjeve, triumfi ndaj vështirësive, aftësia për të pranuar sa më qetësisht realitetin-të bukur ose të vrazhdë, emancipimi i vazhdueshëm i botëkuptimit për lirinë, përpjekja e vazhdueshme për të mbetur sa më afër njerëzores, solidarizimi me nevojat e të tjerëve, gatishmëria për sakrificë  në shërbim të një ideje madhore, njerëzore ose atdhedashurie dhe sigurisht, edhe ndonjë britmë gëzimë në situata të veçanta, janë të gjitha që më bëjnë ta njoh lumturinë si formën e përkryer e përjetshmërisë, qoftë edhe të një çasti…

Cila është frika juaj më e madhe?

Frika ime më e madhe, ndonjëherë mund të jetë-frika nga pamundësia për ta menagjuar vetë frikën!

Besoj deri më tani t’ia kem dalë me sukses.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult