Bie borë, ti nuk do t’vish sonte/”Tombe la neige” nga Salvatore Adamo në shqip (Video)

“Tombe la neige” (Bie borë) nga Salvatore Adamo

Bie borë
Nuk do të vish sonte
Bie borë
Dhe zemra ime vishet me të zeza
Kjo rrugë e gjatë e mëndafshtë
E lagur me lot të bardhë
Zogu mbi degë
Qanë këtë magji
Nuk do të vish ti sonte…
Ofshanë dëshpërimi im
Por bora bie
Dhimbje e padurueshme,
Bie borë
Nuk do të vish sonte
Bie bora…
Gjithçka është zbardhur nga dëshpërimi
Nga kjo e vërtetë e trishtë
nga mosardhja yte dhe i ftohti,
nga kjo heshtje e urryer
nga vetmia e bardhë
Nuk do të vish sonte
Klith dëshpërimi im
Por bora bie…
mashtrim i padurueshëm
bie borë
intrigë e padurueshme .

Në shqip: Daim Ilazi

“Tombe la neige” është një këngë e njohur në gjuhën frënge e shkruar dhe kënduar nga këngëtari belgo-italian Salvatore Adamo.
Kënga u publikua në vitin 1963 dhe përveç si një nga këngët e tij më të njohura, u bë hit ndërkombëtar.
Thuhet se kënga u shkrua pas një zhgënjimi në dashuri nëmoshën e rinisë së autorit. I riu priste të dashurën e tij e cila nuk erdhi shkaku i reshjeve të borës.
Një takim i humbur solli një këngë melankolike që dëgjohet me ëndje ende akoma nëpër botë, sidomos gjatë dimrit.

ObserverKult

Kliko edhe:

VARIANT TJETËR PËRKTHIMI: SALVATORE ADAMO: BIE BORË, TI NUK DO T’VISH SONTE… (TOMBE LA NEIGE) TEKSTI DHE KËNGA

Lexo edhe:


DHORI QIRIAZI: KJO BORË S’FTOH DOT DASHURINË…

borë

Shkruan shumë për flokë t’artë, për sy,
dhe të ëmblin varg për dashurinë,
kurse unë një varg po thur për ty,
kur të pashë në flokë, të bardhën thinjë.

Dhe për to, e di, kanë shkruar plot,
si për dimrin, vjeshtën plot me brymë,
që nga plaku i lashtë Anakreont,
gjer këtu te qindravjeçari ynë.

Thinja jote e bardhë vezulloi,
ky argjend’i saj më ra në dorë
dhe padashur zura të mendoj:
-Ti je mali, thinjat janë dëborë!

Mirëpo, shkëlqeu i ngrohti diell
dhe m’u duk se shkriu atë thinjë,
dhe pranvera lule prapë sjell,
dhe kjo borë s’ftoh dot dashurinë…

ObserverKult