Blerim Latifi: Kështjellat e varrosura të Kosovës

blerim latifi analfabetët

Erdhën stuhitë me fytyrë njerëzore dhe i rrafshuan.
Eh, sa shumë gjak rrodhi mureve e rrugicave të tyre të gurta.
Pastaj njerëzit sërish i rindërtuan.
E sërish stuhitë e njëjta u kthyen kalëruar,  
dhe gjëmën e vjetër të shkatërrimit sërish e hodhën mbi to.
Kështu rrodhën stinët, 
vitet,
shekujt,
si në legjendën e Rozafatit: ajo që ndërtohej ditën, natën prishej mizorisht.
Një ditë njerëzit u lodhën dhe i braktisën.
Ikën maleve, 
fushave, 
matanë deteve,
e ato mbetën gërmadha nën pushtetin e heshtur të natyrës.
Vegjetacioni i mbështolli me gëzofin e tij,
e hapësirat e lëna bosh nga njerëzit i populloi me gjarpërinj dhe fole zogjësh.
Në fund qielli,
duke lozur me tokën,
i mbuloi me dhe.
Mbi tokë mbetën vetëm legjendat dhe relacionet e diplomatëve,
të mbyllura në arkivat e pluhurosura të shteteve të vdekura prej kohësh. 
Një ditë në tokën rreth tyre ia behu liria dhe nisi zhvarrimin e tyre.
Për të treguar se sa i gjatë dhe i vështirë ishte shtegu i saj.

ObserverKult


blerim latifi

Lexo edhe:

NGA BLERIM LATIFI PËR BABAIN E NDJERË: NJË PIKË LOTI MË TRADHTOI…

Blerim Latifi: Elegji për babën

U ktheva te kafja në Skënderaj, aty ku rrije me shokët e tu.
Bosh ish vendi ku uleshe – zgavër në zemrën time, ulërimë fluturash kujtimi për ty
se Prekazi nuk vajton.
Një pikë loti më tradhtoi kur u largova
e nuk kisha kujt t’i them: Hajde plak se po shkojmë në shpi!
Nuk të gjeta as te berberi, aty afër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult