Armenida Qyqja
Ka kohë që po shkrijnë akullnajat, i dashur,
Por bota një dimër tjetër mban në shpirt,
Dhe nuk e ngroh dot asnjë zjarr,
Asnjë Promete sot dot s’e zbraps…
Rrahjet e zemrës i shtrova në rrugën e ngrirë,
Tek unë të vish, që pranë të të kem,
Me frymën tënde ti shpirtin ma ngroh,
Kur bota me borë e acar më mbulon…
Kjo botë i dashur, nuk do as diell e as dashuri,
Dhe ajrin zjarrit nga buzët ia merr,
Por ti në krahë si një foshnjë më mban,
Dhe unë, brenda zemrës që për ty rreh…