Leonard Cohen: Nuk kam mësuar asgjë

Sepse mendja ime është e mbushur me shikimin nga trupat lakuriq
Shoh parada të turbullta
Shoh krahë që janë shpuar nga plumba
Shoh vrima me të uritur që më grumbullohen para syve
Që ngatërrohen me njëri-tjetrin, si një shfaqje gjarpërinjësh
Refuzimi i spitaleve, ma kompozon mendjen
Nuk ka qeliza të pastra, as qëllime jo
Gjymtyrët, gjëmimet, fetuset ma shpërdorin mendjen
Dhe më rrokullisen si Leviathan në të çarat e së kaluarës
Një komb i tërë duke u përplasur
Nënat, statujat, madonat, rrënojat.

Jam zhveshur, jam konsumuar, jam larguar
Po kërcej dhe dua të kërcej, dua të më shihni si një insekt anonim
Dhe mos kërkoni bukuri këtu
Ka nga gjithçka
Disa të gjymtuar
Disa të plotësuar
Disa të përsosur
Embrione, lëkura të thara
Gjuha është zhdukur, u harrua në ushqime e puthje.

Aritmetikë, fuqi, qytetet nuk i kanë pasur kurrë këto
Një Zot e di çka është ndërtuar sot në to
Jehonat që i kam shpërndarë në shtëpitë e botës
Më mallkojnë si injorant
Më duket se mund ta dëgjoj edhe kërcitjen e mishit tim
Më duket se mund të ju dëgjoj teksa flisni më gojën e mbushur mallkim.

Përktheu: Adelina Çoçaj- Ismaili

ObserverKult


Lexo edhe:

LEONARD COHEN: ME T’DASHTË TY, ËSHTË ME JETU

Flokët e tua t’verdha,
Janë mënyra se si jetoj,
I thyem prej dritës.
Gjurmët e buzëve tua,
Janë nishan,
I pushtetit tim mbi ty.

Me t’dashtë ty,
Është me jetu.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


leonard cohen stili

LEONARD COHEN: TITUJT

Kam pasur titullin Poet
bën vaki edhe isha
për një kohë
Po ashtu edhe titulli Këngëtar m’u akordua
edhe pse
mezi mund të mbaj melodinë
Për shumë vite
isha i njohur si Murg
e rruaja kokën dhe vishja rrobat
dhe zgjohesha herët në mëngjes
I urreja të gjithë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult