Bukowski: “Skllavëria nuk u zhduk kurrë, thjesht tani përfshin të gjitha racat”

Herë pas here njeriu duhet të kujtohet se nga vjen. Ti i njeh vendet nga vij unë. Njerëzit që përpiqen të shkruajnë, apo të bëjnë filma për ato vende, nuk i kanë kuptuar kurrë ato vende. Me siguri e mban mend atë shprehjen time: “Skllavëria nuk u zhduk kurrë, thjesht tani përfshin të gjitha racat”.
Ajo që të dhemb është çnjerëzimi i njerëzve në përpjekje për të ruajtur vendin e punës, sepse… e di, është tjetri gati. Ata kthehen në trupa të mbushur me frikë. Sytë e tyre e humbasin shkëlqimin dhe ata thjesht shëmtohen plotësisht.
Kur isha i ri nuk e besoja se njerëzit do të bënin kompromise të tilla. Edhe tani që jam në moshë, ende nuk e besoj. Pse duhet t’i bëjnë? Për seks, makinë, për të paguar faturat apo për fëmijët? Për ata fëmijë që kur të rriten do të bëjnë të njëjtën gjë.
Ata nuk i paguajnë kurrë skllevërit që një ditë të jenë të lirë, por aq sa u duhet për të mbijetuar dhe të kthehen sërish në punë.
Ja ku jam unë tani, një i ashtuquajtur shkrimtar, por pasi çova dëm 50 vitet e para të jetës.
Megjithatë, fati im ishte që më në fund dola nga ato vende, pavarësisht se m’u desh kohë. Unë vazhdoj të shkruaj pavarësisht trupit dhe mendjes së plakur, por meqenëse nisa vonë i detyrohem vetes kaq gjë.
Arritja më e madhe për veten është padyshim fakti që nuk çova dëm gjithë jetën time./ ObserverKult