Charles Bukowski: I vetëm në kohën e armatave

Charles Bukowski
Henry Charles Bukowski (16 gusht 1920 – 9 mars 1994)

Poezi nga Charles Bukowski

isha 22-vjeçar dhe jetoja në një han në Filadelfi
vuaja nga të pangrënët dhe
budallakosesha në botën e luftës së
suksesshme
një natë duke ndenjur pranë dritares sime
matanë rrugës

në hanin tjetër të Filadelfisë pata parë
një grua të re se si kapet me një mashkull
të ri
dhe se si e puth me gëzim dhe me pasion

atëherë e kuptova këndin e çoroditur
në të cilin e kisha shpënë veten:

në atë çast dëshiroja të jem ai mashkulli i ri
por nuk doja të bëja shumë gjëra të cilat ai i
kishte bërë për të arritur
aty ku kishte arritur.
Edhe më zi, kuptova se ndoshta e kam
gabim.
dola nga dhoma dhe fillova të eci rrugëve.
vazhdoja të hapëroj madje edhe pse atë
ditë fare
s`kisha ngrënë.
(të hëngërt dita! qe një varg i një vjershe)
ecja dhe ecja.
duhet t’i kisha kaluar 5 milje, pastaj
u ktheva.
dritat në dhomën karshi times qenë
fikur.
dhe të miat po ashtu qenë të fikura.

u zhvesha dhe shkova në shtrat.
nuk dëshiroja të bëhem ai që ata donin të
bëhem.

e pastaj edhe unë
si edhe ata
rashë të fle.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: FLAKJA E ORËS ME ZILE

babai im gjithmonë thoshte: “kush fle e
ngrihet me pula do të bëhet njeri i shëndetshëm, kamës
dhe i mençur”.

në shtëpinë tonë qysh në ora tetë fikeshin dritat
e zgjoheshim në agim me aromë të
kafesë, proshutës së pjekur dhe vezeve të
skuqura.

babai e ndoqi këtë rutinë të përgjithshme
gjithë jetën e lume dhe vdiq i ri, pa një dysh në xhep,
dhe, kujtoj, jo edhe aq i
mençur…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU