Ç’ruan në atë zemër kaq të qetë?

Poezi nga Osvaldo Risiglione

Unë dhe jeta u takuam në lokal.
Filluam të pinim. Shumë.
Pa i rënë gjatë rrotull,
ajo më pyeti.
Pse vazhdon të ringrihesh?
Ku do të arrish?
Dorëhiqu.
A e kupton se mund të të
thyej në vetëm një sekondë?
Edhe tani.
Mund të të copëtoj dhe të
vallëzoj mbi dërrmijat e tua.
Dhe do ta bëj për Perëndi.
Ç’ruan në atë zemër kaq të qetë? Kë? Dhe unë shqova emrin tënd.
Nuk folëm më ç’ mbeti nga nata.
Së fundi ajo pagoi faturën,
mbështeti njërën dorë mbi shpatullën time,
buzëqeshi dhe u zhduk mendueshëm.
E kishim fituar përsëri dashurinë.

*Titulli i origjinal: “Përse ringrihem

Ujdisi në shqip: Rielna Paja

ObserverKult


Lexo edhe:

(VIDEO) HOMAZH PËR ADEM GASHIN/ EMIN Z. EMINI FLET PËR KRIJIMTARINË E GASHIT- FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS 2