Marjeta Shatro Rrapaj: Dashuritë e mëdha s’kanë nevojë për betime…

Poezi nga Marjeta Shatro Rrapaj

Dashuritë e vërteta,
nuk i gërryen ankthi,
nuk i tret as koha,
janë eterne,
fluiditet ajri
përthithur shpirtit.

Dashuritë e mëdha
nuk kanë nevojë për betime,
janë të pavdekshme,
lindin vetëm një herë
rriten shenjtësisë jetë
e vdesin bashkë me dhimbjen.

Nuk njohin dënesje,
as klithma verbimi.

Përjetësisht mbeten dritëza të bardha
që ndriçojnë errësirën,
në nanurimë dehëse.
përgjithmonë përndritje.

ObserverKult

————-

Lexo edhe:

BUQETË POETIKE NGA LUL BESHAJ: E MATA JETËN ME TY, E TRËNDAFILTA GABRIELË