Dëgjojeni këngën e njohur “Vajzë me kaçurrela” të interpretuar nga tenori Bashkim Paçuku

E kemi dëgjuar sa e sa herë këngën Vajza me kaçurrela, nga interpretues të ndryshëm. Sigurisht varianti i Avni Mulës është i pari që na vjen ndërmend. Por edhe këngëtarë të tjerë e kanë pasuruar këngën me karakteristikat e tyre interpretative.

Ju ftojmë ta dëgjoni variantin e kënduar nga tenori nga Dibra, Bashkim Paçuku.

Vajza me kaçurrela, teksti Fatmir Gjata

Po ecja që me natë mes shkrepave pa udhë
takova tek burimi një vajzë tu mbush ujë

I thash se mu dogj xhani moj vajzë me kaçurrela
pak ujë i jep djali të lutem nga bucela

Ajo s’e tha një fjalë dhe uji i freskët rrodhi
shikimin valë-valë m’u duk se vajza më hodhi
Në sytë e në faqe kur ngrita dy bucela
me ra një tufë manushaqe të verdhat kaçurrela.

Shkëmbyem buzëqeshje dhe djersa krejt mu derdh
m’u shkrin dhe terr e male dhe udha mu bë det

Dhe ika nëpër pyje e pritave me tela s’më hiqeshin
prej syve te verdhat kaçurrela.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU


Tenori shqiptaro-amerikan me origjinë nga Dibra e Madhe, Bashkim Paçuku ka një karrierë të gjatë dhe të sukesshme, e cila ka filluar në Ballkan, fillimisht në Shkup, ku ka kryer studimet, në Kosovë, Kroaci, e më pas është shtrirë në disa vende evropiane: në Itali, ku ai ka interpretuar në teatrin La Skala, në Moskë, në teatrin Çaikovski dhe në vende të tjera evropiane, si Spanja, Franca, Austria, Gjermania.

Që prej vitit 1990 zoti Paçuku ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku ai ka studiuar dhe tani jep mësim në Univertistetin e Bostonit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai ka fituar këto ditë çmimin e parë në konkurimin për çmimin ndërkombëtar për këngëtarët klasikë Barry Alexander.

ObserverKult


Lexo edhe:

BARDHYL LONDO: SA E GJATË RRUGA NGA TRUPI TEK SHPIRTI…